Shikoni se si peshkaqeni më i rrezikshëm në botë po përpiqet për të kapur karremin (FOTO/VIDEO)

Pamje mahnitëse të peshkaqenit më të rrezikshmën në botë, janë kapur nga fotografi Yirui Heng, nga Singapori, i cili së bashku me disa miqtë e tij ndodheshin në Afrikën e Jugut.

Ata i hedhin një karrem peshkaqenit të bardhë kur kishin parë që ai i ishte afruar anijes së tyre.

Pamjet më pas ishin me të vërtetë të jashtëzakonshme.

Peshkaqeni i bardhë fluturon në ajër në tentativë për të kapur karremin.

Kjo ishte hera e parë që Yirui përballej me një peshkaqen të bardhë dhe për këtë ai shprehet se ka qenë shumë me fat.

“Peshkaqeni ishte vetëm 10 metra larg nga varka. Jam me fat që dola atë ditë në det”, shprehet autori i fotove.

shark peshkaqeniii

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu