Shikoni se si tigrat e shqyejnë tè gjallë gomarin (VIDEO)

Në një kopësht zoologjik kafshët duhen ushqyer, edhe ato mishngrënëse, por mënyra sesi ato ushqehen në Kinë ka shkaktuar reagim të fortë nga shoqatat ndërkombëtare të mbrojtjes së kafshëve.

Shkak është bërë një video amatore e publikuar në internet. Në këtë video shfaqen punonjësit e kopështit zoologjik që hedhin të gjallë në “strehën” e një grupi prej tre tigrash një gomar.

Gomari i gjorë bie në ujë dhe aty kapet nga njëri prej tigrave, të cilit më vonë u bashkohen edhe dy të tjerët për të marrë copën e tyre dhe rezistenca e gomarit zgjati pak më shumë se 30 minuta./ Top Channel


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu