Shkëndija kualifikohet në finale

Ekipi i Shkëndijës sot është përballur me Vardarin në kuadër të gjysëmfinales së Kupës së Maqedonisë.

Ndeshja në Tetovë u fitua nga Vardari me rezultat minimal, mirëpo Shkëndija i kishte kryer detyrat që në Shkup.
Me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet prej 3-1 Shkëndija ka mposhtur Vardarin dhe në finale do të përballet me Pelisterin.

Tifozët tetovar edhe përkundër shiut dhe motit të lig, ishin sot në numër për të përkrahur ekipin Kuq e Zi për kualifikim të mëtejmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu