Shokon 32-vjeçari nga Durrësi që akuzohet për përdhunimin e 13 vjeçares: Vajza tregonte e madhe, nuk refuzoi kur i kërkova të shkonim në hotel

Gjatë dhënies së dëshmisë së tij para oficerëve të Policisë së Durrësit, 32-vjeçari nga Tirana ka shokuar duke thënë se nuk ka ushtruar forcë ndaj 13-vjeçares. Policia e Durrësit arrestoi dje Tereziun me akuzën e “marrëdhënies seksuale me të mitur”. Ai dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur me iniciale D. P., 13 vjeçe, banuese në Krujë. Oficerët e policisë kanë marrë në pyetje 32-vjeçarin në lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet, ku ai ka pohuar se vajza i kishte ngritur dorën teksa ishte duke lëvizur me makinë.

“Nuk e njihja. Ajo më ngriti dorën dhe unë e përshëndeta. I kalova afër dhe i thashë nëse dëshironte të futej në makinë. Ajo pranoi dhe kështu vazhdoi më tej dhe përfunduam në hotel. Nuk e kisha idenë e moshës. Ajo nuk refuzoi kur i kërkova të shkonim në hotel. Ajo tregonte shumë më e madhe në moshë sesa ishte realisht”, ka pohuar Tereziu. Sipas gazetës “Panorama”, nga ekzaminimet paraprake, vajza nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup. Grupi hetimor është në pritje të ekzaminimeve për të vërtetuar nëse e mitura është defloruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu