Shokon Rihanna, a është shtatzënë? (FOTO)

Këngëtarja e famshme botërore Rihanna, javë më parë zbuloi lidhjen me sheikun Hassan Jameel.

Pak kohë pasi u bë publike lidhja e tyre, po flitet se Rihanna është shtatzënë me Hassanin, shkruan lajmi.net.

Arsyeja e përhapjes së këtij lajmi nga mediet e huaja është veshja e vetë këngëtares, ku pothuajse në të gjitha paraqitjet e fundit është shfaqur me veshje të gjera, që dyshohet se po fshehë barkun.

Paraqitja e fundit e Rihannas në një bluzë të gjerë shtoi edhe më shumë dyshimet se këngëtarja po pret fëmijën e parë.

Hassan dhe Rihanna ishin fotografuar nga paparazët në pushime në Spanjë, dy javë më parë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu