SHOKUESE/ Nënës i bie të fikët “live” pas deklaratës së vajzës (FOTO-VIDEO)

Ka mjaftuar një deklaratë që të ndryshonte rrjedhën e emisionit me “Me zemër të hapur”, në “News 24”.

Nëna që prej disa kohësh kërkon ndihmë për vajzën e saj, për të cilën mendon se e kanë trafikuar, i ka rënë të fikët. Kanë mjaftuar mesazhet që vajza e saj ka shkruajtur për të, duke e quajtur të çmendur.

Me lot në sy, Lindita Lamaj ka kërkuar kthimin e së bijës, Ermirës 20-vjeçare, e cila braktisi djalin 16 muajsh dhe burrin e dhunshëm dhe iku me traget drejt Italisë.

E ftuar në emisionin “Me zemër të hapur”, Lindita rrëfeu kalvarin e vuajtjeve, dhunën që pësoi nga burri i saj, në sy të dy fëmijëve e më pas problemet me të bijën, që nga një vajzë e ndrojtur ra pre e një tutori, u përdhunua dhe nisi të pinte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu