“Balans Mk”: Në Maqedoni fëmijët marrin insulinë jofunskionale

Shoqata për diabetin tek fëmijët “Balans MK” dhe shoqata tjera të diabetikëve kërkojnë nga Agjencia e barnave që urgjentisht dhe në detaje të kontrollojë cilësinë e blerjes, transportit dhe ruajtjes së insulinës, duke pasur parasysh që siç thonë, kanë hasur në jofunksionalitetin e saj në tre vitet e fundit.

Ata kërkojnë kontrolle prej ku blihet dhe garancë se insulina është ruajtur deri në momentin e marrjes nga ana e transportuesve. Nga Agjencia për ilaçe kërkojnë edhe kontrolle të temperaturave nga ruajtja e këtij ilaçi, në pajtim me rregullat ligjore.

“Balans MK” kërkon përgjigje urgjente për këto çështje, të cilat siç thonë, e tangojnë shëndetin dhe jetën e mbi 40 mijë personave të varur nga insulina, mes të cilëve 450 janë fëmijë. Çdo shtyrje, relativizim dhe argumentime të ngjashme, nga “Balans MK” do ta konsiderojnë si mospërgjigje dhe do të kërkojnë përgjegjësi morale dhe penale./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu