Shpallen fituesit në edicionin e 15-të të Festivalit të Teatrit Shqiptar, në Dibër

Mbrëmë në Qendrën e kulturës në Dibër përfundoi festivali i 15-të,“Teatri Shqiptar në Maqedoni”, njofton InfoShqip.

Ky teatër filloi më 24 tetor dhe vazhdoi deri më 29 tetor.

“Jetë me qera” u shpall si drama më e mirë e këtij festivali, dramë kjo e shkruar nga autori Refet Abazi dhe regjior Ekrem Sopi, e interpretuar nga Teatri Kombër i Gjilanit.

Çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë i fituan: Enver Petrovci dhe Majlinda Kosumoviq, Petrovci për rolin në dramën “Karriga e nxehtë”, në regji të Sokol Plakollit nga teatri Kombëtar i Prishtinës, ndërsa Kosumoviq po nga i njejti teatër por me interpretimin në shfaqjen “Burri mes dy grave” në regji të Ilirian Himajt.

Çmimin për regjinë më të mirë e mori Qazmedin Nuredini për “Baliturk” në interpretim të Teatrit Kombëtar nga Prishtina.

“Një burrë për mua” ishte shfaqja e fundit që publiku dibran pati mundësinë ta ndjekë. Kjo dramë nën regjinë e Donald Shehut dhe Dajana Nenajt ishin jasht konkurencës.

Drejtori i Festivalit, Ylber Nuredini e falënderoi publikun dibran për praninë e madhe në të gjitha shfaqjet, si dhe pjesëmarrësve për interpretimet e tyre të suksesshme, festivali u mbyll nga Bashkim Mashkulli, kryetar i këshillit komunal të Dibrës.

Ky edicion i festivalit financiarisht u mbështet nga Minsitria e Kulturës, Komuna e Dibrës dhe donatorë të tjerë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu