“Shpallën pavarësinë, tani po na marrin edhe Deçanin”, serbëve iu prishën ëndrrat me Kosovë (FOTO LAJM)

Mediat serbe kanë një tjetër shqetësim sa i përket Kosovës. Kurir.rs shkruan se krahas shpalljes së pavarësisë nga Serbia, Kosova tashmë është në tentativë për “përvetësimin” e manastireve serbe, përcjell Albeu.com

Duke iu referuar promocionit që Kosova po bën në botë në lidhje me resurset e saj turistije, “Kurir” shkruan se autoritetet kosovare janë duke përvetësuar edhe trashëgiminë serbe.

“Autoritetet e shtetit që ka vetëshpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 është duke bërë një fushatë të egër promovuese në Europë duke ftuar turistët që ta vizitojnë atë. Madje, në fushatën e tyre ata tregojnë si të tyrin edhe Manastirin e Deçanit”., -shkruan Kurir. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu