Shpejtoni t’i kontrolloni kartat e bankës, ky bullgar mund t’ju ketë futur duart në llogari

Një bullgar është arrestuar sot nga forcat e rendit pasi dyshohet se ndërhynte në të dhënat e kartave të bankomatit të klientëve të bankave duke u marrë prej aty shuma të konsiderueshme parash.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari, pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve.

Njoftimi i policisë

Gjatë orëve të fundit finalizohet operacioni policor i koduar “Skimmer 09” dhe goditet një rast i “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Gjatë operacionit “Skimmer 09” arrestohet një shtetas bullgar dhe shpallet në kërkim një tjetër. Gjithashtu arrestohet një 18 vjeçar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Sekuestrohen në total pajisje montimi në ATM, kapele, 2 karta banke, sasi lekësh, 240 fara të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, 2 aparate celularë dhe mjeti tip “Volksëagen”.

Sektori për krimin e organizuar pranë D.V.P.Tiranë në kuadër të operacionit policor “Skimmer 09”, arrestoi shtetasin bullgar :

-Konstantin Eftimov, 25 vjeç, banues në Sofie Bullgari.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetsin tjetër bullgar A.M., kryenin vjedhjet e ATM-ve të disa bankave të nivelit të dytë, duke instaluar aparate të quajtura “Skimmer”, të cilat shërbenin për klonimin dhe vjedhjen e të dhënave të kartave të ATM-ve. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Paisje skimmer – kapele me mbishkrim “Guçi” – aparat celularë

– 2 karta banke – një sasi lekësh

– copa teli

U shpall në kërkim shtetasi tjetër bullgar A.M.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu