Shqipëria e ’97 film horror, rikthehen në skenë Tinka Kurti e Margarita Xhepa

Shqipëria e ’97-s është bërë skena e një filmi horror. “Zgjimi i Enver Simakut” (The Invocation of Enver Simaku), me regji e skenar të Marco Lledo Escartindo, do të shfaqet premierë në Pogradec, në datën 8 korrik, natën përmbyllëse të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë.

Filmi i regjisorit të ri spanjoll, frymë- zuar nga ngjarjet e vitit 1997 në Shqipëri, do të sjellë para publikut një kast të zgjedhur aktorësh, të huaj e shqiptarë.

Ndër ta Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Viktor Zhusti, Pirro Milkani, Ema Andrea, Laert Vasili, Lulzim Guhelli etj. Pas premierës në Pogradec, filmi do të shfaqet në “Cineplexx” në Tiranë, prej datës 13 korrik.

NGJARJA

Një ngjarje e mbushur me mister, që lëkundet mes besë- tytnive popullore, kukudhëve, ekzorcizmit të një prifti ortodoks, që nuk e kishte ndërprerë ritualin edhe gjatë diktaturës së Enver Hoxhës dhe ngjarjeve reale. Filmi rrotullohet rreth një vrasjeje të mistershme, shkaqet e së cilës nuk janë ashtu siç mendohet, shkruan Panorama.

Plot 18 vjet më parë, më 27 shtator të vitit 1997, afër Kishës së Mespotamit, ndodh një masakër, ku mbeti e vrarë edhe një gazetare, Anxhela. Situata nuk është e qetë në Shqipëri. Rënia e firmave piramidale u shoqërua me revolta të përgjakshme. Gjithçka doli jashtë kontrollit.

Njerëzit e zhgënjyer dhe të varfëruar deri në qindarkën e fundit humbën arsyen, shpërthyen depot e armëve. Nuk kishte shtëpi pa armë e arka municioni. Dhe pasojat ishin tragjike. Në këtë tollovi ndodhi edhe vrasja e Anxhelës, e cila ishte vendosur në Vlorë. Çfarë kërkonte ajo në Mesopotam, fshatin e humbur, 180 kilometra larg qendrës së revoltës?

Diçka tjetër ka ndodhur.

Historia e pazbardhur e 18 viteve më parë dhe disa xhirime amatore të bëra natën e 27 shkurtit e nxisin Zhylienin, të shoqin e gazetares, të kthehet të Shqipëri, kësaj here vetëm, pa mbështetjen e ndonjë kanali televiziv, të gjejë vrasësit e së shoqes.

Me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vjetër shqiptarë ai do të mundohet të deshifrojë regjistrime të vjetra zanore të policisë dhe besëtytnitë popullore. Derisa frika dhe insinuatat të rizgjojnë terrorin përsëri. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu