Shqiptari nga Tetova, shpallet kampion në Zvicër

Në mbrëmjen e së shtunës në kampionatin e Zvicrës të mbajtur në Kanton Zug, Enis Rexhepi, djali nga Tetova u shpall kampion në “Bodybuilding Natyral”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Suksesi i dytë i mbrëmjes për Enis Rexhepin ishte fitorja e trofeut “Most Improved” (Më i zhvilluari).

“Kupa e dytë e mbrëmjes më i përmirësuari, është përparimi im më i madh pas kampionatit të fundit botëror”, ka thënë Enis Rexhepi.

Në vitin 2014, Enis Rexhepi ka fituar vendin e 3-të në Zvicër, ndërsa suksesin më të madh e ka arritur me shpalljen Kampion i Botës në SHBA.

Me fitoren e fundit, Enis Rexhepi ka fituar të drejtën për pjesëmarrje në kampionatin e ardhshëm botëror të Bodybuildingut./Albeu