Shqiptari që po bën histori në Malajzi

Një shqiptar po bën histori në Malajzinë e largët. Është Liridon Krasniqi, 25 vjecari që ka luajtur me Kombëtaren Shqiptare të 21 vjecarëve dhe më pas me Kosovën, ishte sërish protagonist me skuadrën e tij Kedah që siguroi për të tretin vit rradhazi finalen e Kupës me një gol dhe një asist në gjysmëfinalen e kthimit përballë Terengganu.

“Po jemi prap ne finale eshte hera trete ne tre vjet ne finalen e Kupes se Malajzise jam shume i kenaqur dhe ishalla do fitojme finalen. Montalisht po ndihem ne karrieren time shume mire, jam shume i kenaqur dhe ndihem shume mire me kete gol qe jemi prape ne finale”

Edhe pse ndoshta jo shumë e dinë, në Malajzinë me mbi 31 milionë banorë futbolli përjetohet me një pasion të jashtëzakonshëm, Kedah ka një mesatare prej rreth 35 mijë tifozësh për cdo ndeshje, ndërsa në finale si ajo e Kupës numri shkon 100 mijë. Krasniqi atje është shndërruar në një farë mënyre në një simbol, aktiv edhe në jetën sociale. Në karrierën me klubin po përjeton një moment fantastik, por ndihet i lënë në harresë nga Përfaqësuesja e Kosovës, me të cilën ka luajtur në ndeshjen historike me Haitin.

“E kohet e fundit nuk jam shpreh per kete pune shume media me kane shkruajt dhe nuk jam shpreh per shkak une e respektoj deri diku vendimet e trajnerit dhe FFK-së oor ka ardhur te nje pike kur nuk mund ta pranoj kete pasi gjithcka duhet per te qene ne kombetare. Po me vjen keq dhe inat dhe pyes pse gola po shenoj, tituj po marr krejt jam duke i plotesu me qene pjese e kombetares ndoshta jo ne formacion ama pjese me qene dhe une si cdo njeri tjeter kam qejf me prezantu shtetin me gjak e me luftu por nese me lejn kshu anash tash jam ne nje pike ku nuk mban me.”

 

Moment kritik, por ka edhe më tepër, pasi në Malajzi ka nisur një fushatë për ta bindur të bëhet pjesë e përfaqësueses së vendit të Azisë Juglindore, 25 vjecari pranon se ndihet i dyzuar, e megjithatë mbetet në pritje të një ftese nga Kosova.

“Po e kam  pas jo vec nje ofert dhe krejt populli eshte cu me marr nenshtetesi me lujt me Malajzine por ky nuk eshte vendim i lehte ama tash i kam hap Kosoves nje kufi deri muajin e ardhshem qe eshte loja dhe ta shohim nese me thirrin. Nese jo do shikoj cfar do te vendosi”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu