Si duhet të financohen partitë politike gjatë fushatës zgjedhore?

Financimi i partive politike, veçmas gjatë kohës së fushatës është njëra nga çështjet më jo-transparente dhe më të mbyllura në shtet, shkruan NOVATV, transmeton Portalb.

Nga ku i kanë ato miliona euro që i harxhojnë për fushatë dhe në raportet financiare a i tregojnë shumat reale të personave që kanë donuar?

Me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, është zvogëluar shuma të cilën qytetarët dhe ndërmarrjet munden të japin si donacion për zgjedhjet, gjithashtu, është zvogëluar edhe shuma të cilën partitë guxojnë të harxhojnë për votues në njësi zgjedhore.

Po harxhohen në marketing, billborde, PR ekspertë, spote, material reklamues, autobusë, bina, zërime etj.

Ja si bëhet mbikëqyrja e partive për harxhimin e parave gjatë kohës së fushatës:

Fushata zgjedhore financohet nga, anëtarësia e partisë politike, personat fizik guxojnë të japin deri më 3.000 euro dhe personat juridik deri më 30.000 euro.

Sa guxojnë të harxhojnë?

Partitë më së shumti guxojnë të harxhojnë 110 denarë për votues në një njësi zgjedhore.

Raporti financiar dorëzohet në KSHZ, Entin për Revizion, Komisionin për Antikorrupsion dhe në Kuvendin e RM-së, përcjellë Portalb.

Raporti patjetër duhet të përmbajë, të dhëna për donatorët, shumë, datë e marrjes së parave dhe shpenzimet.

Në ditën e 11 të fushatës, dorëzohet raporti i parë financiar, ndërkaq një ditë para mbarimit të fushatës duhet të dorëzohet edhe raporti i dytë.

Nëse dikush harxhon më pak, nuk duhet që t’i kthejë paratë, të njëjtat partitë duhet t’i donojnë për qëllime bamirësie.

Në zgjedhjet e fundit, VMRO-DPMNE ka harxhuar rreth 1.5 milion euro, BDI ka harxhuar rreth 700.000 euro, LSDM ka harxhuar rreth 136.000 euro, GROM 16.000 euro, PDSH 6.200 euro. /Portalb


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu