Si në filmat e Bruce Lee: Kishin gjetur personin e gabuar ta sulmojnë (VIDEO, +18)

Një ekspert i arteve marciale është kacafytur me dy burra në një parking, ku njërin prej tyre e ka nokautuar me vetëm një goditje duke e përplasur në tokë pa ndjenja.

Pamjet amatore të filmuara me telefon mobil pranë një restoranti të McDonald’s, shfaq momentin kur eksperti i arteve marciale godet burrat në prezencë të kalimtarëve të rastit, që shikonin të habitur me atë se çfarë po ndodh.

I veshur me rroba të zeza dhe me gard mbrojtës të kick-boksierit, ai pa u menduar dy herë i bën për spital sulmuesit, ndërsa të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon e kanë krahasuar atë me Bruce Lee.

Që nga publikimi i kësaj video që ka ndodhur në Midlands të Shteteve të Bashkuara, ajo është shikuar mbi 250 mijë herë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu