Si sot 20 vite më parë 800 forca speciale turke hyjnë në Tiranë dhe Shkodër

Vitet errëta të 1996-1997 kujtohen edhe sot e kësaj dite në Shqipëri si shkak i gjendjes së jashzakonshme, hapjes së depove të armëve dhe viktikave të shumta.

Vitet e ’97 u karakterizuan me të shëna të pa pakontrolluara në ajër me armët e rrëmbyera nga depot ushtarake, por në disa qytete ishte vendosur që të rihapen shkollat, ndërkohë që komisariatet nëpër rrethe fillojnë të marrin kontrollin e lagjeve pranë tyre fillimisht, shkruan InfoShqip.com

Por çfarë ndodhi me datën 22 Prill të vitit 1997?

– Është ditë e shtunë, ashtu si sot. Dita nis me shpërthimin e një bombe të vendosur në një makinë tek ish-kafe “Flora”. Bomba i ishte vendosur makinës së zyrtarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Arben Ujkës.

Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes Shaqir Vukaj takohet me kongresmenin amerikan, Bono, anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ambasadoren amerikane në Tiranë, Mariza Lino si edhe atasheun ushtarak, Kolonel Foke.

Ngjarjet e marsit e kishin përgjunjur ushtrinë shqiptare kështu që nevojitej riorganizimi i saj. Gjatë takimit, kongresmeni Bono ofroi mbështetjen e SHBA-ve për të riorganizuar ushtrinë shqiptare sipas standardeve të vendeve të NATO-s.

Ndërkohë, një person vritet në Kukes, ndërsa autoritetet lokale raportojnë se gjatë trazirave janë plagosur gjithsej 90 persona.

Gjatë asaj dite, në Shqipëri hyjnë edhe 800 forca speciale turke në kuadër të operacionnit “Alba”, të cilat u vendosën në Tiranë dhe Kukës. Mediat e kohës raportojnë se Turqia kishte zgjedhur 800 anëtar të forcave më të përgatitura të saj për t’i sjellë në Shqipëri.

Disa shkolla në Kavajë dhe Korçë kishin filluar mësimin, ndërkohë që Drejtoria e Arsimit të Tiranë shtyu rihapjen e shkollave për shkak të mungesës së sigurisë. /Albeu.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu