Si ta “detyroni” partnerin të dashurohet me ju

Psikoterapeuti dhe shkrimtari M. Garz Neuman pohon se ekzistojnë disa mënyra të vërtetuara shkencëtarisht për atë se si ta ktheni tërheqjen e thjeshtë në ndjenja të cilat mund të çojnë në një lidhje serioze. Nëse në jetën tuaj ka një person të cilin e pëlqeni shumë dhe me të cilin e shihni ardhmërinë tuaj, por keni ndjesinë se ai nuk është i interesuar aq sa duhet,atëherë shpresojmë se këto këshilla do t’ju gjinden. Në fund të fundit nuk do t’ju kushtojë asgjë nëse vetëm i provoni.

1.Mbajeni shikimin Njerëzit e dashuruar bëjnë kontakt me sy 75% të kohës. Në këtë mënyrë intimiteti mes atyre dy personave rritet.

2.Dëgjojeni! Të dëgjuarit është faktori kryesor për ta “mashtruar” të dashurohet tek ju. Njerëzit duan të jenë në shoqërinë e atyre të cilët tregojnë interesim të sinqertë për ndjenjat dhe përvojat e tyre dhe kjo mund të arrihet vetëm nëse i dëgjoni.

3.Inkurajoeni atë! Është e nevojshme ta bëni partnerin të ndjehet si “fitues”, sepse kjo ndjesi çon direkt në dashuri. Madje 48% të ish partnerëve e kanë pohuar se nuk janë ndjerë të vlerësuardhe kjo i ka bërë ta ndërpresin lidhjen.

4.Buzëqeshni Buzëqeshja është shumë e rëndësishme. Ata të cilët buzëqeshin më së shumti janë jashtëzakonisht tërheqës dhe veprojnë më hapur, dhe për këtë arsye është më e lehtë të dashuroheni te ato.

5.Prekeni partnerin Hulumtimet tregojnë se çiftet të cilët kanë prekje më të shpeshta janë më të lumtur me lidhjen e tyre. Prekja ju bën më të afërt dhe më intimë, por edhe më të lirë ndaj partnerit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu