Si të kuroni mëlçinë e dëmtuar për 1 muaj

Funksioni i mëlçisë ka qenë gjithmonë filtrimi i toksinave dhe eliminimin e tyre nga trupi. Ky organ detoksifikon substancat vdekjeprurëse dhe zbërthen eritrocitet e harxhuara. Përveç këtyre, mëlçia gjithashtu sekreton lëngun biliar për fshikëzën e tëmthit. Kjo ndihmon në tretjen e yndyrave në zorrën e hollë. Shpesh mëlçia mund të hasë probleme të cilat mund të ngadalësojnë punën e saj, shkruan shendeti.com.al.

Ekzistojnë disa simptoma të cilat tregojnë problemet e mëlçisë, ndër to mund të përmendim:

Lodhjen, madje edhe me rastin e mundimeve minimale fizike

Djersitje e shtuar, sepse trupi nxjerr jashtë toksinet të cilat mëlçia nuk mund t’i përpunojë.

Shfaqje të problemeve me lëkurën në formë të akneve dhe ekzemave, sepse vjen deri te grumbullimi i bashkimeve toksike, të cilat mëlçia nuk i ka përpunuar por që i ka nxjerrë jashtë.

Shpesh shfaqen alergji, sepse toksinet grumbullohen në organizëm.

Shfaqen probleme me kapsllëkun apo me nauzet (vjelljen), ndërkaq këto përcillen me dhimbje stomaku, siç ndodhin edhe fryrjet.

Ekziston problemi me shtimin e peshës, edhe pse nuk futet në organizëm shumë ushqim.

Shfaqen problemet me tretjen e ushqimit të yndyrshëm.

Shfaqet disbalanca hormonale, sepse mëlçia nuk mund të eliminojë tepricën e hormoneve.

Disa nga trajtimet më efikse që mund të përdoren për të kuruar mëlçinë e dëmtuar mund arrihen lehtësisht, mjafton pak përkushtim nga ana juaj.

Shmangni alkkolin: Nëse nuk mund të evitoni pijen krejtësisht, atëherë kufizojeni atë sa më shumë të jetë e mundur. Qelizat e mëlçisë janë të vetmet që mund të prodhojnë një tip të enzimave për të oksiduar në mënyrë efektive alkoolin.

Lëng boronice: Lëngu i boronicës është i shkëlqyer për organet tuaja,  gjithashtu mund të ndihmojë në detoksifikimin e mëlçisë, por kujdesuni të mos konsumoni lëng me përmbajtje sheqeri.

Mendra:

Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime për kurimin e mëlçisë. Çaji përgatitet me gjethet, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojnë. Ai përdoret për të qetësuar dhimbjet e melçisë.

Vaj rigoni:

Ky vaj mund të ofrojë përfitime të mëdha shëndetësore. Megjithatë, me të vërtetë e rëndësishme është se vaji i rigonit mund t’ju ndihmojë të eleminoni infeksionet që janë shfaqur  në trupin tuaj si rezultat i dëmtimit të mëlçisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu