Si t’i heqësh prangat nga duart vetëm me një kanaçe Coca-Cola (VIDEO)

Keni menduar ndonjëherë se nëse do të ishit i prangosur, asgjë nuk do tju shpëtonte nga prangat përveçse një kanaçe Coca-Cola?

Epo një djalë i çmendur i njohur si “Hakeri Rus” do ju tregojë se është e mundur që vetëm me një kanaçe kola, ju do të mund t’i lironi prangat.

Në videon që ai ka publikuar së fundi demonstron se si mund t’i lirojë një palë pranga me një kanaçe të vogël të Coca-Colës.

Siç e shikoni në video një palë gërshërë, ose një thikë do t’ju hynte shumë në punë për të prerë kanaçen, por nëse nuk i keni këto dy pajisje atëherë mund të përdorni dhëmbët.

Më pas do të merrni një pjesë metalike të kanaçes, të përshtatshme për tu futur tek pjesa e prangave dhe më pas thjesht duhet ta shtyni dhe prangat mund të hapen pa çelës.

Është shumë e thjeshtë dhe në momentin kur veten do ta shihni me të dyja duart e prangosura është koha ta vini në përdorim këtë trik dhe vetëm për 3 minuta do të jeni të lirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu