Si t’i largoni thinjat në mënyrë natyrale?

Ka shumë ngjyra të flokëve në treg që mund të mbulojnë flokët e thinjura, por shumë njerëz preferojnë një zgjidhje natyrale për këtë problem.

Nëse flokët tuaj po thinjen para kohe ose keni disa fije gri që dëshironi të mbuloni, tretmanet natyrale mund të ofrojnë një mundësi për ta “kthyer kohën prapa” dhe për të kthyer flokët në ngjyrën natyrale.

Ka shumë zgjidhje që mund t’i aplikoni në shtëpi për të ndihmuar në fshehjen e flokëve të thinjura por më poshtë po ju sjellim një metodë shumë të lashtë dhe shumë efektive, transmeton Klan Kosova.

Qëroni rreth pesë patate dhe mblidhni një filxhan me lëvoret e tyre. Ju nuk do të keni nevojë për patatet kështu që mund t’i përdorni ato për ndonjë gjellë.

Hidhni dy gota me ujë të ftohtë në një tigan dhe shtoni lëvoret e patates. Zieni ato, më pas uleni temperaturën dhe zieni ato më pas edhe për pesë minuta.

Më pas largojeni tiganin nga shporeti dhe lëreni të ftohet plotësisht. Merreni lëngun dhe ruajeni.

Shtoni disa pika të vajit të rozmarinës ose livandës dhe derdhni përzierjen në një enë qelqi me kapak të ngushtë. Përdoreni këtë si një shpëlarje flokësh pas larjes së flokëve me shamponin tuaj. Lani flokët me shamponin tuaj, më pas vendoseni përzierjen që e keni bërë dhe masazhoni flokët tuaj. Mos e shpëlani. Thani flokët tuaj si zakonisht


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu