Si u prishën Hashim Thaçi me Edi Ramën

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishin raporte të shkëlqyera miqësore. Nga dëshira për t’u portretuar si liderët më të fuqishëm në trojet shqiptare, bënte që ata të gjenin kohë edhe për takime më të shpeshta të karakterit më privat. Por, flirti i Ramës me Vetëvendosjen dhe simpatia që ai ka për Albin Kurtin, siç duket, i ka zbehur raportet mes tyre. Krejt kësaj, Presidenti Thaçi ka vendosur t’i përgjigjet duke u afruar me Presidentin Meta, i cili e vizitoi në Prishtinë javën që shkoi.
Por, si u përkeqësuan raportet ndërmjet Thaçit dhe Ramës?

Gazeta Express mëson gjithçka ka nisur pas zgjedhjeve të fundit, kur koalicioni PDK-AAK-Nisma po i kërkonin Behgjet Pacollit që të bëhej bashkë me ta për formimin e Qeverisë. Në të njëjtën kohë, Pacolli po takohej edhe me Kurtin për formimin e një aleance, që bashkë me LDK’në do të bënin shumicën.

Burime të Gazetës Express thonë se pikërisht tentimi për të krijuar marrëveshje në skenën politike kosovare ishte shkak i ftohjes së raporteve mes Edi Ramës e Hashim Thacit filloi kur ky i fundit i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë ta luante ndërmjetësuesin pas zgjedhjeve e të fliste me Pacollin, që nuk po bindej.

Kjo është edhe pika ku Presidenti i Kosovës u zhgënjye me mikun e tij, Ramën.
Rama ishte takuar disa herë në me Pacollin, por, sipas burimeve të Express, ai nuk i kishte thënë të bashkohej me PAN, përkundrazi për kryeministrin shqiptar, Pacolli do të bënte më mirë sikur të arrinte marrëveshje me Kurtin.

Lëvizja Vetëvendosje ka raporte të mira me Partinë Socaliste kaherë. Vitin e kaluar, kur socialistët e Shqipërisë mbajtën Kongesin e partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca ishin të vetmit politikanë të ftuar nga Kosova.

Madje, ata në kongres u priten nga aktivisti i VV’së, Boiken Abazi, të cilin Policia e kishte larguar me forcë nga Kosova.
Së fundmi, po thuhej se Edi Rama në përbërje të Qeverisë së tij do të emëronte edhe dikë nga Kosova, duke u përmendur Baton Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Mimoza Kusari. Por, shefi i ekzekutivit të Shqipërisë zgjodhi të marrë nga kampi tjetër politik në Kosovë.

Edi Rama ka emëruar katër zëvendësministra nga Kosova, e në mesin e tyre është edhe Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit, e cila është e dashura e deputetit të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Për t’u kthyer prapë te raportet miqësore të Ramës e të Thaçit; Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta para pak ditësh qëndroi në Kosovë me ftesë zyrtare të Thaçit, disa ditë pasi dy liderët ishin shfaqur bashkë në Tiranë për ta shikuar një ndeshje futbolli. Përveç dekoratës që i bëri në zyrën e tij, Thaçi i kërkoi Metës që Shqipëria të lëshoi pasaporta për kosovarët.

Përderisa Presidenti Thaçi pati kërkesë eksplicite kundrejt shtetit të Shqipërisë, akoma asnjë përgjigje nuk erdhi nga Zyra e Kryeministrit Rama.

Ai nuk mori mundin t’i jap çfarëdo përgjigje Thaçit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu