Simbol i shëndetit, i plleshmërisë dhe i jetës së amshueshme: Këtë pemë hajeni sa më shpesh!

Është dëshmuar që një gotë lëng shege në ditë ka ndikim më të fuqishëm antioksidant sesa një gotë vere e zezë apo një gotë e çajit të gjelbër, ndërsa ekstrakti i shegës ndikon edhe deri në dhjetëfish më fuqishëm.

Shega është njëra ndër llojet më të vjetra të pemëve që i ka njohur njerëzimi. Përshkrimet mbi shegën mund të gjenden në shumë kultura dhe religjione.

Kjo pemë e ushqyeshme e pasur me antioksidantë gjithmonë është vlerësuar si simbol i shëndetit, i plleshmërisë dhe i jetës së amshueshme.

Lëngu i saj, farat dhe vaji janë jashtëzakonisht të popullarizuar, transmeton Telegrafi.

Shumë studime kanë theksuar që fjala është për njërën ndër pemët më të shërueshme në botë për shkak të ndikimit shërues në sistemin kardiovaskular, nervor dhe të eshtrave.

Forcon imunitetin. Një shegë përmbush madje 16 për qind të nevojave ditore për vitamina C. Prandaj, edhe sugjerohet konsumimi i saj i rregullt, me qëllim të forcimit të imunitetit, sidomos në sezonin e gripit dhe ftohjeve.

Mbron zemrën. Në shegë gjendet edhe antioksiduesi “punicalagin”, i cili ndikon mirë te shëndeti i zemrës dhe enëve të gjakut. Konsumimi i rregullt i saj ul shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbrojtësi i shëndetit të meshkujve. Është vërtetuar se ekstraktet e shegës deri dhjetë herë janë më të shëndetshme se vetë fryti. Një lëng në ditë për shembull e përmirëson cilësinë e spermës, pakëson gjasat për dështim në ereksion dhe e mbron prostatën.

Mbron dhëmbët dhe eshtrat. Shega është e pasur me kalium, kalcium, fosfor dhe hekur, kështu që edhe konsiderohet si një mbrojtës i madh i shëndetit të dhëmbëve dhe parandalim i shkëlqyeshëm për osteoporozë. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu