Sipas rezultateve jozyrtare: VV parti me më së shumti deputetë, LDK e dyta, PDK e treta!

Zgjedhjet e 11 qershorit kanë zgjedhur si fituese koalicionin PDK-AAK-Nisma. Mirëpo, nga rezultatet e deritashme, del se PDK është partia e tretë për nga numri i deputetëve.

PDK ka arritur të sigurojë 21 deputetë, AAK i ka 10, ndërsa Nisma për Kosovën siguroi tetë deputetë.

Lidhja Demokratike, radhitet si partia e dytët në zgjedhje, pasi që ka siguruar 24 deputet. Nga lista e saj e koalicionit, AKR ka katër deputetë, ndërsa Alternativa i ka dy.

Ndërkaq, VV është partia e cila e vetme do t’i ketë 31 deputetë.

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, krijuan një situatë të vështirë rreth formimit të qeverisë së re pasi asnjë koalicion apo parti politike nuk doli fituese bindëse./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu