“Skandal në qendër të Tiranës”, mediat serbe “bëjnë namin” për një fjali tek Piramida

Ndërsa mediat tona tregohen shumë të buta me fqinjët tanë agresorë, nuk bëjnë të njëjtën gjë mediat serbe apo ato greke.

Ka mjaftuar një fjali e vetme e shkruar në muret e ish-Piramidës në Tiranë dhe një artikull të tërë, të quajtur skandal dhe provokim, kanë bërë serbët.

Mediat serbe shkruanin:

Skandal në qendër të Tiranës. Kosova është Veriu i Shqipërisë dhe jo pjesë e Serbisë”.

Që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, këtë e dimë të gjithë, por ky “skandal” ka hapur faqen e parë të gazetës “Alo”, lajm i cili u përhap në të gjitha mediat serbe.

Ndërkaq, sot pritet të luhet ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit në “Elbasan Arena”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu