Skandal: I vaksinojnë vajzat e mitura pa dijeninë e prindërve

Vajzat në klasë të shtatë të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi” në Kamenicë të Maqedonisë sot janë vaksinuar me HPV vaksinën, por, pa dijeninë e prindërve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vajzat u dërguan në punishten për vaksinim me arsyen se shkojnë në shikim sistematik, pa u thënë se ato do të vaksinohen me HPV. Me këtë vaksinë kundër kancerit të qafës së mitrës janë përfshirë vajzat nga 12 vjeç. Njëra prej nënave njoftoi padi ndaj shkollës për shkak se ajo nuk është njoftuar se vajza e saj 12 vjeçare do të vaksinohet, njofton NovaTV. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu