Skandali në ‘Stop’, arrestohet mësuesja që propagandoi ISIS në shkollë

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në ambientet e policisë mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi. Shoqërimi i saj vjen pasi të mërkurën, në një kamera të fshehtë të publikuar në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan, Alushi propagandonte tek fëmijët se ISIS ishte një organizatë myslimane që do t’i japë mbrojtje popullit mysliman dhe Sirisë.

E pyetur nga një nxënëse, Alushi shprehej se ISIS luftonte për liri dhe demokraci, madje ajo e konsideron lider të mirë Bin Laden.

Mësuesja mësohet se ishte e përkohshme në Medresenë e Shkodrës, pasi zëvendësonte një kolegen e saj.

Biseda:

Nxënësja – Zysh,a ban me ta ba një pyetje? Dëgjova dje për punën e këtyre ISIS. Unë s’e kuptoj se… A janë myslimanë a ç’a janë? ISIS?

Mësuesja – Ça ISIS moj? Një organizatë myslimane, që do me i dhënë mbrojtje.

Nxënësja – Po.

Mësuesja – Popullit mysliman të Sirisë p.sh, apo të Palestinës, apo të Egjyptit. Po luftojnë për këtë vënd.

Nxënësja – Domethënë janë të mirë?

Mësuesja – Dakord? Ata janë të mirë, po shteti do me i luftuar.

Nxënësja – Domethënë lajmet thonë, se janë të këqinj.

Mësuesja – Tamam.

Nxënësja – Po, në të vërtetë janë të mirë.

Mësuesja – Po normal, lajmet do t’i besojmë na?

Nxënësja – O Zysh, me vra njerëzit, qenkan të mirë? Domethënë ata janë të mirë, se i vrasin njerëzit ë?

Mësuesja – Bukur! A dhanë atë lajmin e bukur që: O burra e vramë Bin
Ladenin?

Nxënësja – Po del, që Bin Ladeni ishte burrë i mirë a?

Mësuesja – Sa oficerë u vunë me vra Bin Ladenin?

Nxënësja – Po mirë zyshe, Bin Ladeni…

Mësuesja – Në 28 vetë, që kanë marrë pjesë në vrasjen e Bin Ladenit, 26 vetë janë vra… 26 e ka dhënë Italiani, janë këta lajmet më reale. /tvklan.al

*Në foto mësuesja Emine Alushi me bashkëshortin në Mekë. Foto nga facebook


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu