Skijuesi francez vdes pas një aksidenti në stërvitje disa ditë para garës, ka goditur një pemë

Skijuesi francez David Poisson, i cili vdiq në një aksident trajnimi të hënën, ra rëndë pas humbjes së njërës ski dhe mund të ketë goditur një pemë, thuhet në një deklarate të lëshuar nga Federata franceze e skijimit (FFS).

Specialisti i skijimit të shpejtë, 35 vjeçari i cili konkurroi për Francën në Lojërat Olimpike Dimërore 2010 dhe 2014, ishte duke stërvitur në Nakiska në Kanada.

“Sipas informacionit që aktualisht është në dispozicion të Federatës Franceze të Skijimit, David Poisson njoftohet se ka pësuar rëndë pas humbjes së një skie gjatë seancës së përbashkët të trajnimit me kombet e tjera në Nakiska”, thuhet në deklaratë.

“David Poisson njoftohet se ka goditur një pemë, pasi ka kaluar përtej rrjetave të sigurisë.”

Federata shtoi se ata kishin qenë në kontakt me familjen e Poisson-it “për të mbështetur dhe shoqëruar ata në këtë të fatëkeqësisë.”

Fabien Saguez, drejtori teknik kombëtar dhe David Chastan, drejtor i ekipit francez të skijimit Alpine Ski, po udhëtonin për në Kanada, tha FFS, për të treguar mbështetje për  familjen, shokët e ekipit dhe stafin stërvitor.

Poisson ishte në stërvitje për garat e ardhshme për  Kupën e Botësnë kategorinë e meshkujve, të cilat do të zhvillohen më 25-26 nëntor në Liqenin Louise të Kanadasë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu