Skleroza mund të kuptohet 10 vjet para, ja cila është shenja e parë dalluese

Pas analizimit të 183 pacientëve, u vu re se ata që ishin në fazat e para të sëmundjes, e kishin të vështirë të ndjenin aromat.

Pra, sipas këtij vëshgimi, humbja e kujtesës nuk është shenja e parë që shfaqet. Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr. Mark Albert, humbja e shqisës së nuhatjes mund të vihet re një dekadë përpara se të shfaqen simptomat më të rënda të sëmundjes.

Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.

Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirur ose vuanin nga skleroza.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu