Smajlaj pritet si hero në Shqipëri, jep një premtim të jashtëzakonshëm (FOTO)

Kampioni i Europës në kërcim së gjati në salla të mbyllura, Izmir Smajlaj është rikthyer sot në Shqipëri.

Ai është pritur nga familjar dhe miqtë të tij.

“Jam shumë i emocionuar. Kjo medalje i shkon të gjithë shqiptarëve, të gjithë mbështetësve të mi, familjarëve dhe shokëve të mi. Ishte një garë e fortë. Unë realizova në kërcim të fundit. Kisha familjen aty, shokët, më dhanë kurajë dhe ja arrita”, ka thënë 23-vjeçar.

Në muajin gusht në Londër do të zhvillohet kampionati Botëror i Atletikës dhe Smajlaj deklaron se do tentojë zonën e medaljeve.

“Kampionati Botëror është në muajin gusht dhe të premtoj që tani është herët dhe nuk jemi politikan të premtojmë, por shprehim objektivat tona dhe unë synoj të arrij në zonën e medaljeve”, thotë Smajlaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu