Snajperisti 63 vjeçar që po zhdukë ISIS-in (FOTO)

Një snajperist veteran raportohet ua ka marrë jetën më shumë se 300 luftëtarëve të ISIS në vetëm dy vite, pasi vullnetarisht iu bashkua luftës kundër xhihadistëve në vendin e tij.

Abu Tahseen, 63 vjeç, që ka luftuar më herët në pesë konflikte, lufton vullnetarisht me Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut.

Ai ka vrarë me snajper më shumë se 300 militantë të ISIS-it që nga viti 2015, thuhet sipas military.com, transmeton Gazeta Express.

Tahseen është një legjendë në vendin e tij, pasi është aq i përkushtuar të zhdukë ISIS-in. Në video snajperisti paraqitet i qetë dhe i fokusuar përderisa flet për aftësitë e tij vdekjeprurëse për të eliminuar armikun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu