Snapchat, një lojë që luhet me fytyrën tuaj për Vitin e Ri

Bashke me motivet e reja të festave për Krishtlindje, Snapchat ka publikuar një lojë të re ku mund të luash me fytyrën tënde. Loja quhet Santa’s Helper, vendos fytyrën…

Bashke me motivet e reja të festave për Krishtlindje, Snapchat ka publikuar një lojë të re ku mund të luash me fytyrën tënde.

Loja quhet Santa’s Helper, vendos fytyrën tënde në trupin e një elfi dhe rëshqisni në poshtë një shpati mali me dëborë, duke mbledhur dhurata dhe ornamente, dhe përpiqeni t’i shpëtoni lepurushave që duan t’ju godasin.

Pjesa më e bukur e lojës është se mund të kontrollosh elfin duke kthyer kokën majtas e djathtas. Por çfarë do të thotë kjo lojë për Snapchat dhe a po hyn seriozisht aplikacioni në fushën e lojërave?

TechChrunch thotë se Santa’s Helper është “publikimi i një loje të re”, që pretendohet të bëhet një Pokemon Go. Kjo nuk është hera e parë që Snapchat eksperimenton me pak interaktivitet. Më herët këtë muaj një lente tranformonte fytyrën në një gjëegjëzë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu