Sot gjykata jep vendimin për Sulejman Osmanin, i akuzuar për rastin e Kumanovës

Gjykata në Shkup në sot është paraparë ta jep vendimin për Sulejman Osmanin, i akuzuar në rastin Kumanova. Gjykimi i Osmanit është bërë ndarazi nga pjesëtarët e tjerë të grupit “Kumanova”. Ai një seancë të mbajtur ditë më parë ka dhënë fjalën përfundimtare, ku ka mohuar aktakuzën për terrorizëm dhe ka theksuar se ai dhe bashkëluftëtarët e tij nuk qëndruan në Kumanovë për të mbrojtur as Ali Ahmetin e as Nikolla Gruesvkin, por për të avancuar të drejtat e shqiptarëve.

Prokuroria në fjalën përfundimtare tha se deri më tani është vërtetuar se i akuzuari Sulejman Osmani ka marr pjesë në sulmin e Gushincës dhe në Lagjen e Trimave dhe për këtë arsye kërkojmë që i njëjti të gjykohet në bazë të veprave që janë ngritur ndaj tij, për terrorizëm dhe organizatë terroriste.

Sulejman Osmani ishte personi i parë që u dorëzua në lagjen e trimave më 9 maj dhe më pas duke i treguar armatimin policisë të marrë nga stacioni policor në Grushinë u arratis. Ai pas disa muajsh u arrestua në Kosovë dhe më pas u ekstradua në Maqedoni./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu