Spitali psikiatrik i quajtur “Koreja e Veriut”! 20 fakte e 10 “arsye” pse përfundon në ekzekutim! (FOTO-VIDEO)

Ajo që dimë është se Koreja e Veriut keqtrajton qytetarët e saj. I ngjason Shqipërisë së kohës së diktaturës, ku njerëzit burgoseshin, internoheshin dhe përdhunoheshin… Koreja e Veriut aktualisht është shteti më i izoluar politikisht në botë. Pas saj janë Somalia, një ndër rajonet e botës pa pushtet të organizuar dhe Mijanmar (ish-Birmania).

Njerëzit e Kim Jong Il-it vuajnë nga uria, në një kohë kur pasuria e tij neto vlerësohet 5 miliardë dollarë. Bashkëshortja e tij, Ri Sol-ju, mban një kuletë “Dior”, e cila kushton 1.594 dollarë, që është e barabartë me pagën vjetore mesatare të një banori të këtij vendi.

Edhe pse ky vend mbetet një nga më të izoluarit në botë, disa fakte që ju sjellim sot në faqen e Konica.al janë interesante dhe pak të njohura për publikun e gjerë; 20 faktet e çuditshme dhe 10 arsyet si përfundon në ekzekutim në Korenë e Veriut.

1. “Lideri suprem”

Themeluesi i Koresë Veriore, kryetari i parë Kim Il-Song, ka krijuar shtetin e “vetëpërmbajtur”, domethënë politikën shtetërore, e cila e ka ndarë ekonomikisht dhe diplomatikisht Korenë Veriore nga pjesa tjetër e botës, madje edhe në kohë të varfërisë së madhe, siç është uria.

Kim Jong Il, i biri i themeluesit të shtetit, ka biografi dukshme “propagandistike”: Ka filluar të ecë kur ka qenë veçse 3-javësh, sakaq ka filluar të lexojë në javën e tetë. Ka shkruar më shumë se 1.500 libra.

Për herë të parë kur luajti me birila, menjëherë ai fitoi 300 pikët maksimale. Ai gjithashtu mund të kontrollojë situatën sinoptike me gjendjen e tij shpirtërore. Ka shkruar 6 opera (të gjitha kanë hyrë në historinë e muzikës), si dhe është ekspert i kinematografisë.

2. Koreja e Veriut nuk është “komuniste”!

Në vitin 2009, referencat ndaj komunizmit ishin hequr nga kushtetuta e vendit dhe “Juche” u bë ideologjia zyrtare shtetërore, duke zëvendësuar marksizëm-leninizmin, kur vendi miratoi një kushtetutë të re në vitin 1972.

Krijuar nga Kim Il-Sung, ajo thekson se masat Koreane janë zotërit e zhvillimit të vendit, me një theks të veçantë në politikë, ekonomi dhe mbrojtëse të vetëqëndrueshmërisë.

3. Nuk është viti 2017, por 106!

Kalendari Juche u prezantua në vitin 1997 dhe është i bazuar në datën e lindjes së Kim il-Sung: 15 Prill, 1912. Këtë vit e referuan si Juche 1 dhe sistemi fillon që atje, ndërsa mbahen muajt tradicionalë të kalendarit gregorian dhe numri i ditëve në një muaj.

4. Ushtria më e madhe në botë!

Ushtria e Koresë Veriore është një ndër më të mëdhatë në botë. Ajo ka rreth 1.2 milionë ushtarë aktivë (plus 6 milionë rezervistë), pra, një në 5 meshkuj të moshës nga 17 – 54 vjeç është me kohë të plotë ushtar. Sa për ilustrim, Koreja Jugore ka 680.000 ushtarë.

Sipas raporteve të Qeverisë së Koresë Jugore, Koreja Veriore shpenzon për ushtrinë një të tretën e të ardhurave vetjake kombëtare. U shesin armë grupeve të ndryshme joformale ushtarake. Vetëm ushtria dhe zyrtarët qeveritarë mund të kenë automjete.

5. Ka 51 “kategori sociale”, ku renditet besnikëria e tyre ndaj regjimit

Bazuar në prapavijën politike, sociale dhe ekonomike të paraardhësve të drejtpërdrejtë, si dhe sjellja nga të afërmit, “Songbun” – një sistem i Koresë së Veriut nga statusi i atribuuar – është përdorur për të përcaktuar nëse një individ është besuar me përgjegjësi, ka mundësi brenda vendit, apo duhet të marrë ndihmë sociale. Songbun ndikon në qasjen ndaj arsimit dhe punësimit dhe veçanërisht, nëse një person ka të drejtë për t’u bashkuar me partinë e Koresë së Veriut qeverisëse, nga Partia e Punëtorëve të Koresë.

6. Zgjedhjet

Koreja mban zgjedhje çdo pesë vite, por fituesi është ngaherë “lideri suprem” me 100% të votave.

7. Koreja e Veriut është vendi i vetëm në botë që ka kapur një anije të marinës amerikane

Më 23 janar 1968, në ujërat ndërkombëtare, më shumë se 15 milje nga Koreja e Veriut, Pueblo USS, një anije elektronike e inteligjencës ishte rrethuar nga nëndetëse dhe një anije silurë, me avionë MiG nga sipër.

Marinarët në Pueblo u rrethuan dhe u burgosën. Ndërsa u shfaqën pamje propagande duke treguar trajtim të drejtë, realiteti ishte shumë më keq. Ekuipazhi duroi urinë dhe torturat për gati një vit. Përfundimisht, qeveria e Koresë së Veriut vendosi të lirojë të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Pueblo mbahet ende nga Koreja e Veriut.

8. Gjashtë ushtarë amerikanë kanë mbetur në Korenë e Veriut prej vitit 1962

“Isha ngopur me fëmijërinë time, martesën time, jetën e ushtarakut, çdo gjë. Isha një njeri i mbaruar. Kisha vetëm një vend për të shkuar”, thotë James Dresnok, i fundit dezertor i gjallë në Korenë e Veriut. Në gusht 1962, ai u largua në një fushë të minuar dhe marshoi në Korenë e Veriut. Menjëherë pas mbërritjes së tij, Dresnok u takua me Larry Allen Abshier, një tjetër spiun amerikan.

Janë katër prej tyre: Abshier, Jerry Parrish, Charles Robert Jenkins, dhe Dresnok. Burrat kanë jetuar së bashku dhe kanë marrë pjesë në përpjekjet propagandistike në emër të qeverisë së Koresë së Veriut. Ata u shfaqën në kopertinat e revistave dhe altoparlantëve të përdorur për të bindur ushtarët amerikanë të dezertojnë.

9. Lufta mes dy Koreve

Lufta ndërmjet Koresë Veriore dhe Koresë Jugore teknikisht zgjat akoma. Në vitin 1991 dy Koretë kanë nënshkruar marrëveshjen mbi mospërdorimin reciprok të forcës. Më parë, në vitin 1978, agjentët e Koresë Veriore rrëmbyen regjisorin e Koresë Jugore, Shin Sang Ok dhe bashkëshorten e tij, aktoren Choe Eun Hui, me qëllim krijimin e industrisë filmike në Korenë Veriore. Çifti arriti të arratisej, pasi regjisori arriti të bëjë me forcë me dhjetëra filma propagandistikë.

10. Kampet e punës

Pothuajse 150.000 dhe 200.000 banorë të Koresë Veriore jetojnë në kampe, të rrethuar me tela elektrikë (Human Rights Watch). Kampet më të këqinj janë për ata që kanë bërë krime politike – në raste të tilla në kampe dërgohen edhe familjet e kundërshtarëve. 40% e të burgosurve vdesin për shkak të mungesës së ushqimit apo punës së rëndë (Human Rights Watch).

11. Ekzekutimet (Ndiqni më poshtë se për çfarë mund të ekzekutohesh në Korenë e Veriut)

Koreja Veriore bën pjesë në vendin e tretë për nga numri i ekzekutimeve me vdekje, menjëherë pas Kinës dhe Iranit (Amnesty International).

12. Punëtori 3 euro në muaj, i pasuri 500 euro!

Punetori mesatar në Korenë Veriore fiton rreth 1.5 deri 3 euro në muaj (mesatarisht rreth 700 euro në vit). Privatët mund të fitojnë edhe deri në 100 euro, ndërsa biznesmenët e paktë të pasur fitojnë edhe deri në 500 euro në muaj.

13. Falsifikimet

Të ardhurat e Koresë Veriore kryesisht mbështeten në eksportin e saj drejt Japonisë dhe shteteve të tjera përreth, ndërkaq eksporton barna të falsifikuara, si p.sh. Viagra, narkotikë, duke përfshirë edhe metamfetaminat, cigaret false dhe bankënota false, prej 50 dhe 100 dollarësh (këto bankënota janë quajtur “superdollarë”, pasi janë të vështira të zbulohen).

14. Marijuana është e ligjshme dhe nuk klasifikohet edhe si drogë

Nuk ka asnjë tabu rreth pirjes së Marijuanës në Korenë e Veriut. Shumë prej vendasve e përdorin rregullisht. Përdorimi dhe shpërndarja e drogave të forta është dënuar me vdekje, por marijuana klasifikohet si barishte e bohemëve dhe nuk është konsideruar si një drogë.

15. Koreja e Veriut ka stadiumin më të madh në botë

Aktualisht përdoret për futboll dhe ndeshje sportive, por më shpesh për performancat si “Mass Games”. Stadiumi mbushet më 1 Maj me 150 mijë njerëz.

Stadiumi ndodhet në Penian dhe u ndërtua në vitin 1989. Në fund të viteve 1990, një numër gjeneralësh të ushtrisë së Koresë së Veriut të implikuar në një atentat ndaj Kim Jong-il u ekzekutuan me anë të djegies në stadium.

16. Në vitin 2012, arkeologët njoftuan se kishin zbuluar vendbanimin e një njëbrirëshi

Në nëntor të vitit 2012, arkeologët e Koresë së Veriut pretenduan se kishin zbuluar një varr mitik njëbrirëshi, që i përkiste mbretit Tongmyong, themelues i mbretërisë së lashtë Koreane. Njoftimi u bë nga ana e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave Sociale DPRK, e cila raportoi se varri u gjet 220 metra nga një tempull në Penian.

“Një shkëmb drejtkëndësh i gdhendur me fjalë para varrit. Fjalët e gdhendura besohet të datojnë në periudhën e mbretërisë Koryo (918-1392)”, thuhet në raport. “Tempulli ka shërbyer si një pallat lehtësimi për mbretin Tongmyong, në të cilën ka varrin edhe bualli i tij”.

17. Në kufi ka një qytet fantazmë

Sipas qeverisë koreane, fshati i Kijongdong, vendosur në veri të zonës të demilitarizuar (DMZ), përmban një fermë me rreth 200 familje kolektive, e cila ka një qendër të kujdesit për fëmijët, çerdhe, shkollë fillore dhe të mesme, dhe një spital.

Megjithatë, vëzhgimi nga Jugu sugjeron se ky është në fakt një qytet fantazmë, krijuar për të inkurajuar tradhtarët e Koresë së Jugut. Deri në vitin 2004, altoparlantët masivë montuar në disa prej ndërtesave dërgonin vazhdimisht propagandistikë që lidhen me virtytet e veriut duke u bërë thirrje ushtarëve të pakënaqur dhe fermerëve thjesht të kalojnë përtej kufirit për t’u pranuar si vëllezër.

18. Hoteli më i lartë në botë që u kthye në piramidë bosh

Me 105 kate, Hotel Ryugyong ishte projektuar për të qenë hoteli më i lartë në botë në fund të viteve ’80, por ndërtimi u ndërpre në vitin 1992, pasi vendi hyri në një periudhë krize ekonomike pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Gazetat japoneze vlerësuan se kostoja e hotelit ishte 750 milionë dollarë, e cila është 2% e GDP-së së Koresë së Veriut.

Për mbi një dekadë ndërtesa e papërfunduar mbeti bosh dhe pa dritare, duke u shfaqur si një guaskë masive prej betoni. Në fund të viteve 1990, Bashkimi Evropian dhe Dhoma e Tregtisë në Kore inspektuan ndërtesën dhe arritën në përfundimin se struktura ishte “e pariparueshme”.

19. Rryma elektrike

Energjia elektrike kryesisht ndërpritet natën, ndërsa shtëpitë kanë energji elektrike vetëm disa orë në ditë.

20. Media dhe analfabetizmi

Interneti nuk ekziston, përveç rrjetit të mbyllur shtetëror, kështu që pak njerëz dinë se çka ndodh në pjesën tjetër të botës. Qeveria kontrollon rreptësisht programet televizive dhe të radios, ndërkaq, qasje të kufizuar në internetin “e vërtetë” kanë vetëm disa njerëz në qeveri.

Edhe pse jetojnë në kushte të vështira, ku mbizotëron uria dhe regjimi politik i ashpër, në Korenë Veriore 99% e njerëzve dinë shkrim e këndim. Banorët e Koresë Veriore mund të kenë vetëm një nga 28 modelet e qethjes së lejuar.

Në Kore ekzekutohesh me dekret presidencial kur…

Konsumon alkool. Një oficer u ekzekutua në vitin 2013 për mungesë respekti ndaj Kim Jong-­Il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100­-ditore.
Të shohësh programe të huaja në TV. Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë parë emisione televizive të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga më se 10 mijë njerëz, përfshirë edhe fëmijë.
Të drejtosh makinën. Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë një makinë. Vetëm 1 në 100 njerëz ka një makinë në Korenë e Veriut.
Të luash muzikë. Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet apo luhet.
Të kesh kontakte me njerëz jashtë vendit. Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të të kushtojë jetën. Në vitin 2007, një person u vra në stadium, pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.
Të japësh mendim. Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin, dërgohen në kamp edukimi.
Të braktisësh vendin. Nëse braktis vendlindjen, Korenë e Veriut, kapja të çon direkt në ekzekutim.
Të besosh. Koreja e Veriut pretendon se ofron liri besimi, por një grua u ekzekutua pasi shpërndau librin e Biblës.
Të shohësh porno. Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohen me vdekje.
Të jesh online. Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu