Sputnjik: Ideja për Shqipërinë e madhe – përmes bashkëshortes së Erdoganit

FILE - In this Saturday, June 6, 2015 file photo, Turkey's President Recep Tayyip Erdogan and his wife Emine Erdogan salute supporters as he addresses an election rally in Ardahan, Turkey. The Turkish first lady has praised the Ottoman harem as an educational center that prepared women for life, in the latest in a string of controversial remarks by Turkish dignitaries on women’s roles. Her words were reported in several newspapers on Thursday, March 10, 2016. (AP Photo, file)

Turqia po tregon se sërish dëshiron të jetë faktor në Ballkan shkruan sot “sputnjik” rus.

Nga ana tjetër, sipas këtij portali, transmeton b92, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, dëshiron t’i shfrytëzojë marrëdhëniet e këqija ndërmjet Turqisë e BE-së, të fitojë në shpejtësi për realizimin e shtetësisë së Kosovës me kërcënimin se do të integrohet me Shqipërinë.

Turqia në rajonin e Ballkanit mban më shumë se 1.000 operativistë të përgatitur e të stërvitur në sektorin joqeveritar padron i të cilëve është bashkëshortja e Rexhep Taip Erdoganit – Emina, e cila ka krijuar një rrjet të organizatave të shumëllojshme që operojnë në këtë terren.

Këtë për sputnjik e ka thënë eksperti për terrorizëm Xheva Galijasheviq, sipas të cilit, “nuk ka dilemë se Hashim Thaçi për rrëfimin e Shqipërisë së madhe e shfrytëzon me të madhe Turqinë ashtu siç e shfrytëzon me të madhe Turqia Kosovën që t’i hakmerret Bashkimit Europian, transmeton Koha,net.

“Përmes OJQ-ve të ndryshme, bashkëshortja e Erdoganit, Emina, vepron në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Sanxhak, Shqipëri …”, thotë Galijasheviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu