Stuhi me të vdekur në Irlandë, Shqiptari: Shteti na ka braktisur, shpresoj të mbetemi gjallë (VIDEO)

Irlanda është përfshirë nga uragani ‘Ophelia’ ku janë shënuar edhe viktimat e parë. Si në çdo vend të botës edhe në Irlandë ka shumë shqiptarë.

Në redaksinë e SYRI.net ka ardhur një denoncim:

“Përshëndetje Syri.net, po ju shkruaj nga Irlanda dhe po i shoh me shumë vëmendje lajmet dhe portalet në shqipëri.

Si ka mundësi që asnjë television apo portal tjetër përveç jush nuk shkruan për këtë që po ndodh?

Jemi mbyllur brenda pasi jemi lajmëruar që të mos dalim nga shtëpia. A ka shtet për në shqiptarët që jetojmë këtej, interesohet njeri?

Ju përshëndes shpresoj të mbetemi gjallë, faleminderit” shkruan një nga shqipatrët që jeton në Irlandë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu