Sulmohet Ambasada e Turqisë në Zvicër

Ambasada e Turqisë në Zurich të Zvicrës është sulmuar dje nga një grup njerëzish ende të panjohur nga autoritetet.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë “Anadolu”, sipas së cilës mësohet se sulmi është kryer me mjete piroteknike rreth orës 00:30.

Si pasojë e sulmit mësohet se ka vetëm dëme materiale, ndërsa policia zvicerane e ka nisur hetim pëe gjetjen e autorëve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu