Sulmuesi i Turqisë paguan vetë klauzolën e largimit për t’iu bashkuar Skënderbeut

Mediat turke kanë bërë të ditur se sulmuesi 26-vjeçar, Batuhan Karadeniz, do të jetë përforcimi i radhës i skuadrës së Skënderbeut. Ndonëse korçarët kanë përforcuar radhët e tyre me mjaft emra cilësorë në repartin e avancuar, duket se ata kanë kërkuar edhe eksperiencën e futbollisti në fjalë i cili ka luajtur me kombëtaren t e moshave të Turqisë dhe dy ndeshje me përfaqësuesen A.

Karadeniz, i cili ka luajtur me skuadra të njohura si Beshiktash, Eksishehirsport, Trabzonspor, Sivaspor apo St. Galen, në sezonin e fundit ishte pjesë e Shanliurfaspor. Ai ka arritur një marrëveshje me Skënderbeun dhe sipas mediave në Turqi, do të përfitojë 100 mijë euro në klubin shqiptar.

Klubi u ankua në Federatën Turke, por Karadeniz mbylli gjithçka vetë, duke paguar klauzolën e largimit prej 200 mijë lirash turke.