Surprizon Dubai, në patrullim edhe policë robotë

Pas patrullave me automjete sportive të tipit ”Lamborghini” apo ”Ferrari”, policia e Dubait ka vënë në shërbim një oficer robot kërkuar për të përfaqësuar një të katërtën e efektivëve deri në vitin 2030.

Ky prototip u paraqit dje në mbrëmje në Burj Khalifa, kulla më e lartë në botë që kulminon në 828 metra dhe tërhoqi menjëherë kuriozitetin e publikut.

Turistët, residentët e huaj dhe lokalë u dyndën për të bërë “selfie” përkrah këtij roboti të çuditshëm, që qarkullonte në rrugë.

I veshur si polic, roboti është i pajisur me një komjuter në nivelin e gjoksit që shërben për të informuar policinë për krimet e mundshme apo për të dhënë informacione për shkeljet rrugore.

“Objektivi ynë është që robotët të përbëjnë 25 për qind të efektivëve tanë deri në 2030”, deklaroi gjenerali i brigadës Khaled al-Razzouqi, një oficer i policisë së Dubait.

Roboti është i pajisur gjithashtu me një kamera që transmeton imazhet direkte në sallën operative të policisë.

Ai është i aftë t ëidentifikojë personat e kërkuar nga policia.

“Robotët do të vendosen kryesisht në zonat turistike”, theksoi oficeri duke pranuar se ai nuk mund të zëvendësojë policët nëse bëhet fjalë për arrestime. .

Policia e Dubait ka tërhequr vëmendjen në botë duke rikthyer automjetet sportive në flotën e saj të makina.

Dubai bën pjesë në Emiratet e Bashkuara Arabe ku përqindja e kriminalitetit është e ulët.