Takimi Ivanov-Putin; Të rrespektohet kushtetuta e Maqedonisë

Derisa Zaev ndodhet në Bruksel, Presidenti Gjorge Ivanov sot ka zhvilluar takim me Vladimir Putin në Moskë. Ai Rusinë e ka konsideruar mike dhe shtet përkrahës të Maqedonisë si shtet më i vogël. Presidenti i Federatës Ruse Vladimir theksoi se me vëmendje të posaçme ndjekin gjithçka që ndodh në Maqedoni. Dëshirojmë që situata e brendshme politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe parimet demokratike.

“Jam i bindur se përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojë për këtë”, tha Putin. Ai shprehu kënaqësinë se marrëdhëniet Maqedoni-Rusi po përparojnë dhe siç tha, ka lëvizje pozitive në këmbimin ekonomik. Në fillimin e takimit, Putin ia uroi çmimin presidentit Ivanov që dje ia dorëzoi Patriarku i Kishës Ortodokse ruse, Kirili. Presidenti i Maqedonisë shfaqi kënaqësi të posaçme që pikërisht në këtë ditë, kur shënohet festa Shën Kirili dhe Metodi, takohet me të.

“Sot në Moskë festohet dita e shkrimit sllav i cili na erdh në Rusi pikërisht nga Maqedonia me kënaqësi mund të them se vazhdimisht përmirësohen marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Rusisë, veçanërisht në sferën ekonomisë. Ne dëshirojmë se situata politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me kushtetutën jam i bindur që përvoja juaj dhe autoriteti juaj do të kontribuojnë në këtë drejtim”, tha Vladimir Putin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu