Taulant Xhaka refuzon Angelina Jolien për një tjetër aktore amerikane (FOTO)

Taulant Xhaka, mesfuhsroi i Baselit dhe i Kombëtares shqiptare, preferon Scarlett Johansson para Angelina Jolie
Ai është i vështirë për t’u intervistuar. Edhe në momentin kur përpara do të bindet që të ketë një mikrofon, përgjigjet e Taulant Xhakës janë tmerrësisht shumë të shkurtra dhe është gjithmonë i prerë në përgjigjet që jep.

Taulant Xhaka e “vuan” pjesën e dhënies “llogari” përpara mediave, mirëpo një e përditshme në Bazel ia ka dalë që të marrë përgjigjet e duhura nga mesfushori shqiptar.

Futbollisti i Baselit është bërë pjesë e një lloj anketimi të veçantë. Deri në fillimin e fazës së dytë të sezonit, “Baselland Schaftliche Zeitung” e ka bërë shqiptarin pjesë të një interviste me alternativa.

Xhaka është vënë përballë dy zgjedhjeve në kategori të ndryshme. Jo vetëm sport, për të krahasuar kampionatet apo lojërat kompjuterike, por edhe në lidhje me makinat apo dhe… femrat e bukura.

Scarlett Johansson apo Angelina Jolie?

Të dyja janë me të vërtetë femra shumë të bukura, por Skarlet Johansson është sigurisht zgjedhje më e mirë.

Premier Ligën angleze apo La Ligën spanjolle?

Të dyja janë absolutisht ligat kryesore të Europës dhe secila prej tyre ka të veçantat e saj. Megjithatë, unë zgjedh Premier Ligën, jo vetëm sepse atje luan vëllai im, por sepse për mua është kampionati më i mirë në botë.

“BMW” apo “Audi”?

Makina e parë që kam parë në garazh ka qenë një “Audi”. Kjo është arsyeja që më bën të zgjedh këtë markë.

Futboll apo DVD?

Preferoj që të shoh futboll. Gjithashtu, ky është profesioni im, përveçse një nga pasionet më të madha.

Kaotik apo fanatik pas rregullit?

Më pëlqen të jem kaotik. Shoku im i dhomës, Renato Shtjefen, mund të këndojë këngë për këtë gjë (qesh…).

“FIFA” apo “Counter Strike”?

Sigurisht “FIFA”! Është dukshëm lojë më e mirë. Nuk më pëlqejnë lojërat e tjera.

Peshk apo mish?

Preferoj mishin.

Këpucë apo atlete?

Varet nga moti dhe sigurisht nga aktiviteti që do të kem. Mirëpo, përzgjedhja e parë janë atletet, sigurisht që janë më të rehatshme.

Pingpong apo bilardo?

Preferoj pingpongun si lojë, sidomos meqenëse jam më i miri nga ekipi im në këtë lojë./Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu