A do të agjëroni sivjet? Ja çfarë moti na pret gjatë Ramazanit! (FOTO)

Nëse e keni vendosur të agjëroni muajin e Ramazanit, meteorologët sjellin lajme të mira për ju. Sipas parashikimeve afatgjata, gjatë tërë muajit të Ramazanit temperaturat në Maqedoni vetëm disa ditë do të shkojnë mbi 30 gradë, që do të thotë se do të kemi kohë të freskët për këtë periudhë viti, shkruan Gazeta Lajm.

Sipas parashikimit të ueb faqes së specializuar meteorologjike accuweather, në ditën e parë të Ramazanit moti do të jetë i freskët, me vranësira dhe me reshje. Kështu do të jenë ditët e para deri në fillim të qershorit. Temperatura më të larta priten kah mesi i muajit dhe ato do të kthehen edhe pak para Bajramit.

Thuajse gjatë tërë muajit, në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Strugë do të jetë më freskët se në Shkup.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu