Të fshehtat e ‘hidhura’ të këtij shkëmbi, pse çiftet rrezikojnë jetën për një foto?

Ky mund të jetë një prej shkëmbinjve më të fotografuar e më të njohur në të gjithë botën. Kjo për shkak se shumë i madh është numri i njerëzve që e vizitojnë këtë vend dhe bëjnë fotot pafund e më pas i hedhin ne rrjetet sociale.

Një çift, si shumë të tjerë, ka realizuar fotografi marramendëse, që të bëjnë të mendosh se të rinjtë janë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ata që i shohin imazhet me siguri që do të tmerrohen, por kjo ndodh vetëm me hedh shikimin e parë. Në imazhe duken të rinj që varen në shkëmb në një lartësi shumë të madhe, ku poshtë duket oqeani, por nuk është ashtu siç duket.

Fotot janë thjesht mjeshtëri sa i takon gjetjes së këndit të shkrepjes, pasi lartësia e vërtetë nuk i kalon 2 metër nga toka. Vendi në fjalë është në brigjet e oqeanit Atlantik rreth 1 orë larg nga Rio De Zhaneiro. Për më tepër, shikojini me radhë fotot artistike të publikuara nga Daily Mail që fshehin lartësinë dhe ato që shfaqin të vërtetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu