Do të hetohen të gjithë tenderët që fitoi firma e vëllait të deputetit të VMRO-së

Do të hetojmë të gjithë tenderët e firmës “Atrium” e cila është në pronësi të Boban Mukoskit, vëllait të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, pasi ekzistojnë dyshime se janë bërë keqpërdorime”, deklaroi Dragi Rashkovski, sekretar i përgjithshëm i qeverisë në një intervisët për TV24.

Marrëveshja kornizë të cilën e nënshkroi firma “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është nënshkruar vetëm për mirëmbajtur stadiumin “Telekom Arena”, por edhe për lyerjen e mureve që janë nën kompetencë të Shoqërisë aksionare për hapësira afariste.

Ai thotë se institucionet janë partizuar dhe njoftoi se disa të punësuar në kohën e qeverisë së kaluar janë urdhëruar që të japin informacione rreth punësimeve nga qeveria e re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu