A do të hyjë në burg Gruevski dhe banda e tij, ja vendimi i Gjykatës

Gjykata e Apelit njoftoi se ka konfirmuar vendimin e marrë nga Gjykata Penale që Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovsa, Mile Janakievski, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjeri, të gjithë të akuzuar në rastin “Titanik” të PSP-së të mbeten pa pasaportë, njofton Portalb.mk.

Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike që të paraburgosen ndërsa ka hedhur poshtë kërkesën e të lartpërmendurve që tu kthehen dokumentet e udhëtimit.

Të premten në seancë publike para gjykatësve Liljana Ivanoska Shopova, Safet Kadris dhe Cvetanka Periqit të akuzuarit i kanë kërkuar pasaportat e marra dhe kanë premtuar se nuk do të ikin. Ata ankohen se Gjykata ju ka caktuar masë më të rreptë. I kanë vlerësuar akuzat e PSP-së si “boshe” dhe thanë se kjo prokurori bën politikë kundër VMRO-DPMNE-së.

Nga Prokuroria Speciale Publike mbeten në të njëjtin qëndrim për paraburgimin e tyre.

Për ata Gjykata Penale ka vlerësuar mirë se ekziston mundësia për ikje të të gjithë të akuzuarve, por ka gabuar në masën e sigurimit sepse të akuzuarit mundet edhe me letërnjoftim ta lëshojnë shtetin sepse nuk janë përgjigjur në të gjithë në ftesat e PSP-së dhe për atë ekziston rrezik të ndikojnë ndaj dëshmitarëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu