Të jesh indiferent ose të votosh!

Ti drejtohesh kutisë së votimit në botën e qytetëruar është përgjegjësi, është kulturë!Mund të jesh dhe indiferent, i painteresuar, mohues, protestues, por në botë dominon një rregull, një ligj kuptimi për një shoqëri qytetare, për një shoqëri me nivel parlamentarizmi dhe ai ligj është ligji i domosdoshmërisë për të votuar!

Pse domosdoshmëri?Sepse në këto hapësira, në botën shqiptare, në realitetin tonë jo të favorshëm, vota kërkon të fitoj në kutim, do të thotë, kur të votosh para vetes të kesh një qëllim, të kesh një arsye të madhe dhe pas asaj mos ta vësh veten në siklet se, pse votova këtë ose atë opcion politik!Do të thotë, vota kërkon përgjegjësi, kërkon seriozitet, meqë nesër vetvetiu mund ta vësh veten përpara dilemave, pse ashtu dhe pse kështu, pse votova këtë opcion, pse nuk e votova atë opcion alternativ!

Vota nëse fiton në kuptim, atëherë mund të themi se kemi lëvizur vendit, kemi luftuar të keqen, injorancën, korrupcionin, familjarizmin në pushtete, shfrytëzimin, varfërinë…

Në këto rrethana, në vendin tonë sigurisht se ka shumë arsye që të bësh dy veprime: të votosh dhe të jesh indiferent ndaj votës!Por indiferenca në këto rrethana nuk është rrugë, nuk është mënyrë e as alternativë për të ndihmuar parasëgjitash veten, pastaj familjen dhe shoqërinë si tërësi!

Me oportunizëm, me idiferencë lë hapësirë të përjetëshme që pushtetet të luajnë “poker” me fatin e qytetarëve, me pasurinë e miletit, me fondet tona, me fondet publike!

Dhe për të rënë në rrugë drejtësie në hapësirat shqiptare dhe në shtetin me dominim sllav është shumë e vështirë.E vështirë nga shkaku se, njëherë je i dominuar nga injoranca pushtetare sllave, pastaj mund të jesh edhe pjesë e përballjes me injorancën e pushteteve shqiptare sot e 25 vite!

Të votosh, do të thotë të kërkosh bukë, ujë, punë, mundësi për të jetuar si njeri!Të votosh, do të thotë mos durosh me të shkel me këmbë dinjitetin qytetar!

Bota, Evropa, Amerika votojnë, protestojnë edhe për një gjë shumë të vogël që mund të rëndoj në kurriz të tyre.Kurse ne dallojmë, durojmë, jemi të detyruar të durojmë vetëm për një arsye që natë e ditë na qarkullon në kohë:”po protestova, ndodh e bëj më keq e më zi!Më mirë është të mbyll gojën dhe të vuaj përjetësisht!”. Andaj, të votojmë dhe sa më parë të integrohemi në qytetërim!Ne jemi pjesë e pandashme e integrimit evropian…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu