‘Të ka lali shpirt’ zbret nga froni, ja cila është kënga më e dëgjuar shqiptare (FOTO)

Që prej publikimit të saj në vitin 2013, “Të ka lali shpirt”, kënga e Silva Gunbardhi në bashkëpunim me Dafin dhe Mandin, u kthye në këngën e preferuar të shqiptarëve. Përveç kësaj ajo morri edhe një klasifikim tjetër, atë të këngës shqiptare më të klikuar në Youtube. Një hit që u dëgjua e dëgjohet kudo brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Por rivali i saj i fortë “Bonbon” duket se u krijua për ta zbritur nga fronti i vendit të parë. E ripublikuar nga kompania muzikore Ultra Music, “Bonbon” në 10 muaj publikim ka arritur të kalojë shifrën e klikimeve të këngës “Të ka lali shpirt”, transmeton revista “Class“.

Zyrtarisht Youtube ka një këngë shqiptare tjetër në vend të parë, “Bonbon” me 234,965,973 klikime, ndërkohë që pas saj qëndron “Të ka lali shpirt” me 234,436,470 klikime.

era


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu