A do të kenë guxim LSDM dhe BDI për një qeveri pa mandatin nga Ivanov

Të ftuar në emisionin “Në studio” tek Tv Nova me gazetaren Biljana Sekulovksa për të biseduar lidhur me krizën politike në të cilën është gjendur Maqedonia pas asaj që presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të refuzojë të ndajë mandatin tek kryetari i LSDM Zoran Zaev kanë diskutuar analisti Petar Arsovski dhe avokati Zvonko Davidoviq, shkruan Zhurnal.

“Nuk mendoj se do shkojë puna ëmbël dhe nuk besoj se VMRO pasi mori kryetar të KEZ do shfrytëzojë mundësinë të bllokojë seancën, e shoh se nuk kemi kohezion mes partive të koalicionit pasiqë Besa vendosi të del me një kandidat të tyre derisa pa votat e tyre shumica ka 62 deputet dhe ëstë shumicë e ngushtë, unë nuk besoj se nuk do ketë sankcione pasiqë ajo mund të sillet me shumicë votash dhe ato e kanë parë që nuk do shkojë lehtë konstituimi i parlamentit”, thotë analisti Arsovski.

“Pajtohem me atë pjesë se përvoja deri tani na ka treguar se pushteti në ikje bën opstruksione që në mënyra jashtëligjore të bllokojnë procesin ndërkohë që formimi i parlamentit është kusht i shumicës së re parlamentare që të formojë atë dhe më pas të kërkojë mandatin”, tha avokati Davidoviq.

“Ka disa hapa në këtë drejtim dhe mendoj se shumica e re duhet të bëj padi penale ndaj Ivanovit ose të bëj iniciativë tek Kushtetuesja që të vendos lidhur me atë nëse Ivanov shkel kushtetutën, në fund do shohim vullnetin e guximin e shumicës së re që të votojnë një qeveri pa mandat”, thekson më tej Arsovski.

“Kriza është akoma më e madhe për shkak se nuk funksionojnë institucionet, problem tjetër është ajo me mandat apo pa mandat, Ivanov që ndanë mandatin është figurativ pasiqë mandatin e ndajnë votuesit ai që do bëj shumicën në parlament do ketë dhe qeverinë, nuk kemi pasur situatë të tillë dhe mendoj që proceset duhet të shkojnë përpara dhe nëse nuk funksionon gjyqësori nuk ka sankcione dhe do bëjm si të duam të gjithë dhe veprojmë ashti si na pëlqen edhe sikur të shkelim kushtetutën”, bën të ditur avokati i njohur Davidoviq, transmeton Zhurnal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu