“Të mbolla të rrita të bëra si dash, po të vunë zjarrin o baba hashash” (VIDEO)

Në YouTube është hedhur një këngë dedikuar hashashit. Kënga e titulluar, “Baba Hashash”,e cila flet për kultivimin e hashashit në Shqipëri këndohet nga Loli Kuca. Teksti i këngës është shkruar nga Arben Duka dhe është orkestruar nga Zhulian Kuca, ndërsa flet për sakrificat që bëjnë kultivuesit e hashashit për mbjelljen, rritjen dhe korrjen e tij, por në fund digjet dhe pritet nga aksionet e policisë.

“ Të mbolla të rrita si një kanakar, të ndenja tek koka gjithë atë behar. Por ti ma shpërbleve gjithë atë hyzmet, jeshilove vendin e u bërë mbret. E ç’hyzmet të bëra o Baba Hashash, sa një degë lisi u bëre i trashë. Të mbolla të rrita, puna vajti det. Të mbolla të rrita të bëra si dash, po të vunë zjarrin o baba hashash. Të shikoj nga larg edhe qaj me lot, ah të zeztë neve që s’të mbrojmë dot”, janë këto disa nga fjalët e tekstit të këngës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu