A të shëndosh buka e zezë apo ajo e bardhë?

Një ndër pyetjet që i bëjnë shpesh vetes njerëzit që duan të mbajnë dietë është: a të shëndosh buka?

Përgjigjja është mjaft e thjeshtë: Po, buka të shëndosh. Kjo përgjigje është dhënë nga mjekët dr. William Davis dhe dr. David Perlmutter, ku sipas një studimi që ata kryen arritën në disa konkluzione se pse buka të shëndosh:

  • Ka gluten, dhe për këtë fakt buka ndihmon në shtimin në peshë, shkruan shendeti.
  • Kokrrat, si për shembull gruri, në të vërtetë stimulojnë oreksin. Kështu, nëse në drekë dhe darkë hani bukë, do t’ju stimulojë të hani më shumë seç duhet.
  • Kokrrat e grurit nga e cila përbëhet buka rrisin nivelin e glukozës në gjak në mënyrë më të shpejtë. Kjo do të thotë se sa më shumë bukë të  hani, aq më shumë insulinë lëshohet dhe kjo do i bën muskujt rezistente ndaj ruajtjes së insulinës dhe do të depozitohen qeliza yndyrore në  trup. Në rastet që nuk digjet kjo yndyrë që fitohet, atëherë do të çojë në rritje në peshë.
  • Në bukë përfshihen karbohidratet komplekse dhe këto çojnë në shtim në peshë.

Megjithatë, në bukën e zezë dhe atë integrale gjenden karbohidrate të thjeshta dhe nuk të çojnë në shtim peshe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu