Teknologjia 5G do të ketë shpejtësi prej 20Gbps

LTE ka kohë që ekziston dhe pajisjet që e kanë këtë teknologji tashmë janë më të zakonshme se kurrë më parë.
Megjithatë, teknologjia ekzistuese 4G LTE mund të përmirësohet, dhe tani, Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit ka lëshuar një draft raport që në detaje tregon specifikat e gjeneratës së re të teknologjisë (5G).

Sipas këtij drafti, 5G do të jetë në gjendje që të kryej shkarkime deri në 20Gbps dhe ngarkime deri në 10Gbps përmes sinjalit të celularit, transmeton Gazeta Express.

5G do të jetë gjithashtu në gjendje që të mbështesë të paktën një milion përdorues për kilometër katrorë. Raporti thotë gjithashtu se shumë kompani tashmë kanë marrë hapat për të komercializuar teknologjinë 5G.

Samsung kohët e fundit njoftoi se do të përdorë teknologjinë 5G sapo ajo të jetë në dispozicion të plotë, së bashku me Intel i cili lansoi çipat atom të cilët do të jenë në gjendje të mbështesin teknologjinë 5G.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu